Google ADS

Debati për ndarjen e Kosovës, Kadri Veseli i kujdesshëm me Thaçin, godet LDK-në

11:12 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, që është edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës, është prononcuar më në fund rreth deklaratave të Presidentit Hashim Thaci për cështjen e korrigjimit të kufijve. Në një tekst autorial, Veseli me kujdes të madh i ëhstë përgjigur Thacit duke thënë se “Kosova do të hyjë në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë”, por nuk është kursyer ndaj LDK’së duke e fajësuar për krejt atë që po ndodhë ditëve të fundit

Veseli në asnjë moment nuk ka përmendur ish liderin e PDK’së Hashim Thaçin e po ashtu as këmbimin e territoreve me Serbinë, duke e bërë të qartë vetëm në fund të shkrimit autorial se Kosova nuk duhet të ndryshojë kufijtë e saj.

“Kosova do të hyjë në OKB, NATO dhe BE me kufijtë e saj të pavarësisë” ka shkruar Veseli.

Analistët vlerësojne se ideja e Thaçit nënkupon edhe ndarjen e Kosovës, pasi në bazë të saj që po përmend ai i bie që Kosova duhet të japë tokë për ta marrë Luginën e Preshëves.

Veseli ka thënë se ndarja e Kosocës është një pretendim i mocëm i Serbisë.

“Ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999” ka shkruar Veseli.

Por, derisa është kujdesur për të mos lënduar raportet me Thacin, Veseli është treguar i pamëshirshëm ndaj LDK’së duke e fajësuar për krejt atë që po ndodhë në skenën politike ditëve të fundit për cështejen e bisedimeve me Serbinë.

“Por, le të ndalemi e të rikujtojmë të gjithë se si nisi e tërë kjo. Kur propozuam tryezë partish, me qëllimin që në mënyrë demokratike t’i bisedojmë të gjitha çështjet serioze të dialogut dhe jo vetëm, e pastaj, përmes konsensusit dhe në mënyrë institucionale e të argumentuar, t’u japim zgjidhjen më të mirë këtyre çështjeve – kjo iniciativë nuk u përmbush, shkaku i mosbashkëpunimit partiak, i motivuar krejtësisht nga agjendat e ngushta partiake, e aspak shtetërore” shkruan Veseli.

Ai më pas ka përmendur edhe debatin që është bërë në Kuvendin e Kosovës javën që shkoi, por që përfundoi pa konsensus.

Veseli kritikon partitë opozitare duke thënë se ato janë kapluar nga sindromi i bajraktarizmit.

“Partitë politike opozitare në Kuvend nuk pranuan të jenë pjesë e përgjegjësisë shtetërore, pjesë e dialogut, i cili adreson interesat e shtetit, e jo të partive politike. Fatkeqësisht, sindromi i vjetër i bajraktarizmit primitiv po shfaq shenjat e tij në krejt këtë situatë” vazdon Veseli.

E goditjen më të madhe e rezervon për Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila sipas tij ka ndikuar që në Kosovë të shpërthejë ky debat.

“Sigurisht që përgjegjësinë kryesore për këtë e bartë LDK-ja, e cila, në njërën anë, poshtë e lartë, vetëpromovohet si parti institucionaliste, derisa, në anën tjetër, praktikisht vepron kundër frymës institucionale. Respektimi i kësaj fryme sot, më shumë se kurrë në këto dhjetë vite, është domosdoshmëri dhe obligim i të gjithë përfaqësuesve politikë në vend” ka shkruar kreu i PDK’së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme