Thaçi i kundërpërgjigjet Veselit: Propozimi im për zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë

10:51 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe një herë vazhdon të këmbëngul në qëndrimin e tij në raport me Serbinë dhe idesë së tij.

Thotë se propozimi i tij për një zgjidhje paqësore me Serbinë tashmë është i qartë.

“Nuk ka ndarje përgjatë vijave etnike, por po në korrigjimin e kufirit dhe njohje reciproke”, shkruan Thaçi në Twitter, transmeton Koha.net.

Ndonëse, Thaçi deri vonë ishte kundër idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë, por tani, në çdo postim të tij në rrjete sociale e madje edhe në konferenca e mbështet këtë deklaratë të tij.

Ideja e tij, u kundërshtua nga opozita dhe madje edhe nga partnerët e koalicionit.

Ndërsa sot në një shkrim ekskluziv për Kohën Ditore, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka dalë kundër idesë së presidentit Thaçi.

“Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e dialogut”, thotë Veseli ndër të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme