Shpend Ahmeti: Krejt Bota po flet për ndarjen e Kosovës, deputetët në pushime

10:46 | 6 Gusht 2018
Arbresh.info

“Në situatën që ndodhet Kosova, kuvendi nuk duhet të shkoj në pushim por duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshëm ”, kjo është deklarata që Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti i ka dhënë portalit Arbresh.info, lidhur më kërkesën e këtij subjekti që Kryesia e Kuvendit të thërret një seanca të jashtëzakonshëm, për të diskutuar lidhur më bisedimet në Bruksel.

Sipas Ahmetit, është e pakuptimtë kur krejt Bota po flet për opsionet që janë në tavolinë për fatin e Kosovën, deputetet të shkojnë në pushime.

Ndërsa thekson së tensionet e fundit në Kosovë u krijuan nga individ të caktuar të cilët vinë si nga Kosova edhe nga Serbia.

“ Po presim ende nuk kemi marr informatat për caktimin e mbledhjes se kryesisë, dhe më pastaj do të shikojmë për hapat që do ti ndërmarrim më pas por siç po e shohim partitë politike më shumë po janë të interesuar që të shkojnë ne pushim se sa të diskutojnë për qeshje të rëndësishme. Është e pakuptimtë që kur në krejt boten po flitet për opsione që janë të tavolinë për Kosovën që Kuvendi më shkuar në pushim.
Si duket kanë qenë provokime të dy anshme prej individëve të caktuar edhe në Kosovë edhe në Serbi te cilët kane krijuar tensione të panevojshme”.

Ahmeti, me teje për Arbresh.info, ka shtuar së sa më parë që të mblidhet kuvendi, aq më shpejt do të mund të merret vesh se çka ka diskutuar Hashim Thaçi në dy takimet e mbajtura në Bruksel.

“Prandaj kemi mëndu që është më mirë të mblidhet kuvendi dhe mos të lejoj që skenarë të tilla të marrin kaheje jo pe shpallin autonomin jo shkon NATO pe mbrojnë liqenin e Ujmanit. Sa ma shpejt që kuvendi e qartëson se si do të duket ky dialog aq më pak do të ketë tensione të tilla. Sa ma shpejt të mblidhet kuvendi dhe të thirret zotëri Thaçi për më tregu se çka diskutoi në dy takimet që i ka mbajtur në Bruksel”.

Për Shpend Ahmetin, fajin për krejt këtë krijim të situatës e kanë partive opozitare që sipas tij më shumë po merren më PSD-në, se sa që po merren më atë se çka po diskutohet për Kosovën nga Hashim Thaçi në Bruksel.

“Ndërsa lidhur më deklaratat e fundit të Thaçit ndaj Sali Berishes, për Kryetarin e PSD-së, janë të panevojshme që të diskutohet për jetën e njëri tjetrit në kohen kur të dy shtetet do të duhej të ishin të bashkuara”. /V.Selimi/Arbrehs.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme