Me mot me diell dhe me temperatura tipike verore do të përfshihet Kosova për gjatë pesë ditëve në vazhdim.
IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa , maksimalet e ditës do të lëvizin nga 29-34 gradë Celsius.
“Indeksi i UV( rrezeve ultraviolete) do të jetë i lartë , në shkallën e rrezikshmërisë, prandaj personat me probleme kronike, preferohet t’ju përmbahen këshillave të Institutit Kombëtar, të konsumojnë sa ma shumë lëngje dhe të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, ose të kenë masa mbrojtëse, rroba me ngjyra të hapura, ombrella, po ashtu me ngjyra të hapura”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Dita e mërkurë dhe e enjte, parashihen të shënojnë vlerat më të larta të temperaturave maksimale.
“Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë dhe për shkak të reshjeve enorme ditëve të fundit, lagështia relative e ajrit nuk do të shënoj rënie në vlera të larta, sidomos në territore ku reshjet ishin më aktive. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales gjatë gjithë javës”, thuhet në komunikatë.
Temperatura për 3-5 gradë Celsius më të ulëta priten të shënohen në viset malore me lartësi mbidetare mbi 800 metra.
Gjatë ditëve në vazhdim do të fryjë erë e lehtë, drejtimesh të ndryshme, por dominues mbetet drejtimi i verilindjes.
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...