Arturo Vidal është deklaruar i lumtur që do të ketë mundësinë të luajë përkrah Lionel Messit pas transferimit te Barcelona nga Bayern Munich.
Mesfushori kilian sot (e hënë) do të paraqitet para gazetarëve në konferencë për shtyp, pas kompletimit të transferimit te kampionët e La Ligas.
Marrëveshja për Vidalin thuhet se i kushtoi Barcelonës 20 milionë euro, duke mundur Interin që po ashtu kërkonte të rikthente në Serie A ish mesfushorin e Juventusit.
“Të jem i sinqertë jam shumë i lumtur që jam këtu, jam i gatshëm të filloj stërvitjet me ekipin tim, në një fanellë të famshme, dhe jam gati të arrij gjëra të rëndësishme”, ka thënë Vidal.
“Është një ëndërr, shpresoj të arrij objektivat e mia, jam këtu për të fituar të gjithë trofetë, do të jetë gjithçka në fushë për t’i arritur këto synime”.
“Jam i ngazëllyer që do të luaj me Messin, Suarezin, Sergio Busquets… ata janë të gjithë lojtarë të mëdhenj
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...