Koordinatori për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, të dielën ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji Qeveria e Kosovës do ta miratojë pakon ligjore të reformës së administratës publike.
Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se kjo pako ligjore përbën bazën themelore të shtetndërtimit të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës e ka përfunduar pakon ligjore të reformës së administratës publike, përkatësisht Projektligjin për organizim dhe funksionim të administratës së shtetit, Projektligjin për zyrtarët publikë dhe Projektligjin për pagat. Tani për tani jemi duke e diskutuar me Ministrinë e Financave koston e saktë të kësaj pakoje ligjore në mënyrë që në këtë muaj ta miratojmë në Qeveri, pastaj ta procedojmë në Kuvend për miratim. Kjo pako është reforma më e rëndësishme e administratës së shtetit të cilën tash e dhjetë vjet nuk kemi arritur që ta bëjmë, mirëpo me vullnetin e madh politik dhe me mbështetjen e kryeministrit Haradinaj jemi të bindur se kjo reformë do të kalojë në Kuvend dhe njëherë e përgjithmonë do të ketë qartësi në organizimin e institucioneve të shtetit dhe barazi në paga”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka shprehur optimizëm se Kuvendi do t’i japë mbështetje reformës dhe ka kërkuar nga grupet parlamentare që këtë proces ta shohin si një hap vendimtar drejt forcimit të shtetit dhe jo si një agjendë të ngushtë politike.
“Kemi bërë konsultim të gjatë me aktorë të ndryshëm, duke filluar me sindikatat, institucionet që i prek kjo reformë, i kemi njoftuar edhe zyrtarët politikë, do të bëjmë në shtator një konsultim më të gjerë edhe me grupet parlamentare në mënyrë që t’i sigurojmë të gjithë se ky është një hap shumë i madh për një shtet dhe një administratë të fortë që synon të integrohet në Bashkimin Evropian. Kërkoj nga të gjitha grupet parlamentare që këtë reformë ta shohin përtej një agjende të ngushtë politike dhe ta shohin si një hap vendimtar drejt forcimit të shtetit të Kosovës. Unë pres që pas një debati këto projektligje do të kalojnë në Kuvend”, është Tahiri.
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...