Një ekip i Kosovës në beach volley në konkurrencën e femrave, në grup moshën U20 ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Shqipëri.
Në njoftimin e lëshuar në faqen e Federatës së Veljebollit të Kosovës thuhet se Kosova ka fituar medalje të artë dhe nuk postohen emrat e volejbollisteve që kanë arritur këtë sukses, siç nuk figurojnë në asnjë raport të aktiviteteve ditore, ku nuk kanë harruar të përmendin Kryetarin e KOK-ut Besim Hasanin dhe Drejtorin e DSK-së Ibër Alajn, që kanë bërë një vizitë zyrtare dhe të rëndësishme në Kampionatin Ballkanik U20, të volejbollit në rërë.
Shikoni postimin skandaloz të FVK-së
Mediat e kanë dhënë lajmin pë medaljen e artë, natyrisht, duke mos dhënë emrat e fitueseve të medaljes.
Për tu bindur në gjendjen e mjerueshme dhe për të qenë të vetëdijshëm pse volejbolli nuk figuron shumë në media, nëse hyni në ueb faqen e FVK-së ndërkaq, do të shihni se postimi në ballinë është Konkursi për Sekretar të Përgjithshëm i shpallur në janar të këtij viti.
Kujtdo që e ka fituar medaljen, urimet tona të përzemërta./Insajderi.com/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban