Persona të armatosur sulmuan një autokolonë mjetesh në të cilën udhëtonte e dërguara amerikane në Bangladesh, në kryeqytetin Dhaka.
Ambasadorja Marcia Bernicat, dhe ekipi i saj i sigurisë, kishin mundur të largoheshin pa u lënduar, por mjetet e tyre ishin dëmtuar rëndë.
E gjithë kjo ndodhi ndërsa me mijëra studentë dhe nxënës shkollash vazhdonin protestën e tyre një javore me kërkesën për rrugë më të sigurta. Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Dhjetëra protestues po ashtu janë lënduar në sulmet e regjistruara nëpër rrugë. Ambasadorja amerikane ndërkohë ka dënuar dhunën kundër protestuesve paqësor, një ditë më parë.
Top Channel
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...