Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati, të hënën vjen vendimi i madh

21:16 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për të hapur dyert për ndeshjet ndërkombëtare, sipas standardeve të UEFA-s.

Të shtunën u testua me sukses sistemi i ndriçimit të këtij impianti, që iu është nënshtruar rikonstruksionit të plotë.

Sistemi i ndriçimit u testua disa herë, duke krijuar një panoramë fantastike.

Të hënën do të mbërrijnë në kryeqytetin e Kosovës inspektorët e UEFA-s, që do të thonë fjalën e fundit për hapjen e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do t’i luajë ndeshjet brenda Prishtina dhe përfaqësuesja e Kosovës.

Më 24 gusht bëhet saktësisht 3 vjet që kur ishte nënshkruar kontrata për rinovim të stadiumit ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Prishtinës. /SS/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme