Google ADS

Tentim sulmi kapet në kamerë në New York City

20:41 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Një person nga Florida është arrestuar të shtunën pasi ishte kapur në kamerat e sigurisë kur po tentonte të dhunonte një femër që po hynte në apatamentin e saj në qytetin e New Yorkut. 

 

Christopher Prusa, 34 vjeç, po përballet me një mori akuzash duke përfshirë tentim dhunimi, burgim të paligjshëm dhe sulm.

Të premtën, një femër 21 vjeçare ishte duke e hapur derën e apartamentit të saj në pjesën Woodside të Queens përreth orës 4 të mëngjesit, kur një burrë, që besohet të ketë qenë Prusa, ju afrua nga pas dhe i kap duart për ta tërhequr nga vetja.

Gruaja, e cila nuk u identifikua, ja doli të lirohej nga duart e burrit dhe iku nga vendngjarja. Poashtu edhe Prusa iku duke vrapuar.

Autoritetet nxorën videon të shtunën dhe arrestuan Prusan menjëherë të nesërmen. Policia tha se Prusa jeton në Port St. Lucia, Fla.

Arsyeja pse 34 vjeçari kishte ardhur në New York City është ende e paçartë./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme