Rusia ka emëruar aktorin amerikan Steven Seagal si lajmëtar special për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në, përcjell portali Arbresh.info.
Seagalit i është dhënë shtetësia ruse në vitin 2016 dhe e ka vlerësuar presidentin Putin si një lider të madh botëror.
I lindur në SHBA, ylli i arteve marciale mori famë ndërkombëtare për rolet e tij në vitet e 80ta dhe 90ta, si tek filmi Under Siege.
Ai gjithashtu është një nga yjet hollivudiane të akuzuar nga shumë femra për sjellje të keqe seksuale në ngritje të kampanjës #MeToo, akuza këto që i ka mohuar.
Ministria e jashme e Rusisë bëri të ditur lajmin përmes Facebook-ut, duke thënë se pozita pa pagesë është e njëjtë me atë të ambasadorit të Kombeve të Bashkuara dhe se Seagal do të promovonte lidhjet SHBA-Rusi në sferën humanitare.
66 vjeçari gjithashtu e ka quajtur presidenti Putin “një nga liderët më të mëdhenj botëror”, dhe kur Seagal it iu dha shtetësia ruse, tha se ai shpresonte që ky do të ishte një simbol se si marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Uashingtonit po fillonin të përmirësoheshin.
Seagalit i ishte dhënë edhe shtetësia serbe në vitin 2016, që rezultoi me shumë vizita të tij në Ballkan./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?