Shqiptarët në Luginën e Preshevës për gati dy dekada, janë lënë në harresë nga Shqipëria e Kosova.
Por, pompoziteti i deklaratave për përfshirjen e kësaj në fazën finale të dialogut Prishtinë-Beograd, ka krijuar një klimë të re në këtë zonë, raporton KTV.
Ideja që potencialisht për Luginën e Preshevës do të diskutohet në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd ka entuziazmuar banorët e kësaj zone. Por, para se të diskutohet për kufij, ata janë të interesuar që tema të tjera të diskutohen.
Qytetarët janë të ndarë në mes të asaj se janë për bashkim, por që kjo të mos bëhet në kurriz të tkurrjes së territorit të Kosovës. Në anën tjetër, bashkimi pa perspektivë nuk u duhet, thonë qytetarët.
Njohësit e zhvillimeve në këtë pjesë, ngjarjet e fundit po i konsiderojnë si pozitive, por kërkojnë kujdes në ruajtjen e tërësisë territoriale si të Luginës, ashtu edhe të Kosovës.
Në anën tjetër, kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi, shpreh skepticizmin lidhur me seriozitetin e qëndrimeve të shprehura në Prishtinë.
Sipas Kamberit, deri tani nuk janë dhënë ide të qarta se çka nënkuptohet me opsionet e përmendura, por se njohja e Kosovës me kufijtë aktualë nga Serbia, do të ishte një pikënisje.
Shqiptarët e komunave Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ka një kohë që kanë kërkuar ndihmën e Kosovës e Shqipërisë që mes tjerash të jenë të lirë në shfaqjen e identitetit të tyre kombëtar.
Së fundmi, në takimin me Presidentin Thaçi, krerët politikë të kësaj ane, kanë ripërsëritur kërkesën që të merret parasysh vullneti i referendumit të vitit 1992, me të cilin ishte kërkuar autonomi territoriale me mundësi bashkimi me Kosovën./KTV/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...