Behar Selimi, drejtor disavjeçar i Policisë së Kosovës, nuk sheh asnjë mundësi të ketë ndryshim të kufijve në Kosovë dhe as në Ballkan.
Edhe për një kohë të gjatë, Selimi nuk sheh se ndryshim të kufijve edhe nëse palët e përfshira – Kosova dhe Serbia – arrijnë marrëveshje.
Krejt kjo sepse efektet e këtyre ndryshimeve mund t’i prekin së paku pesë shtete tjera përfshirë Maqedoninë e Malin e Zi. Në dy shtete e fundit jetojnë pakica deri në 40 për qind të popullatës.
“Ndryshimet edhe për një kohe të gjatë nuk lejohen, as edhe me qejfin e palëve, sepse dalin shume pale pastaj”, thotë Selimi, në një intervistë për Gazetën Express.
Sa i përket gjendjes së sigurisë në Veri, ai thotë se në këtë pjesë të Kosovës duhet të ketë prezencë përpos të Policisë edhe të mekanizmave tjerë meqë atje rrezikohet siguria kombëtare.
Duke komentuar idenë e Presidentit Thaçi që Luginë të bëhet pjesë e Kosovë, Selimi thotë se nga kjo deklaratë së paku duhet të ketë qëllim që edhe shqiptarët që jetojnë atje të marrin të drejta sikurse kanë serbët në Kosovë.
Express: Janë dhënë shumë paralajmërime se mund të ketë trazira në Veri nëse serbët shpallin autonomi. Sa ka kapacitete Policia e Kosovës të menaxhojë ndonjë situatë krize në këtë pjesë të Kosovës?
Behar Selimi: Me apo pa paralajmërime, situata e sigurisë në Veri është vazhdimisht e brishtë dhe vazhdimisht ka potencial për trazira. Ky potencial kontrollohet dhe shfrytëzohet nga Beogradi, sa herë që politika serbe ka nevojë për të. Se a do të tolerohen trazirat atje, kjo varet më se shumti nga vendosmëria e KFOR-it dhe jo nga institucionet tona te sigurisë, të cilat, në veri, më shumë vështirësi po përpiqen të bëjnë punën e tyre. Por qe nuk e kane plotësisht situatën nën kontroll. Policia jone ka kapacitete të mjaftueshme, por ne veri, kryesisht rreziqet e sigurisë kanë karakter te rreziqeve te sigurisë kombëtare, prandaj janë detyra edhe ushtarake dhe te inteligjencës.
Express: Është vendosur që policët të punojnë 12 orë në ditë dhe të kthehen nga pushimet. Janë këto sinjale se mund të ketë ndonjë veprime në Veri apo pjesë tjera të Kosovës kur dihet se edhe Presidenti po bën thirrje për qetësi?
Behar Selimi: Këto masa i vlerësoj si reagime të natyrshme dhe profesionale të policisë karshi diskursit dhe sjelljeve politike brenda e jashtë Kosove. Mbase edhe mbi bazën e informacioneve të sigurisë. Në ruajtjen e qetësisë kanë ndikim të madh edhe deklaratat e matura e të qëndrueshme dhe unike të lidershipit tonë. Fatkeqësisht, aktualisht deklaratat e ndryshme nga liderët tanë shtetëror dhe politik janë shqetësuese madje edhe për njohësit e mire të rrethanave politike dhe te sigurisë.
Express: Përpos Shef i Policisë keni qenë edhe deputet e zëvendësministër, si e shihni idenë e fundit të Presidentit Thaçi i cili po thotë se Presheva duhet t’i bashkëngjitet Kosovës dhe rrjedhimisht të ndërrojnë kufijtë. Si e shihni ju këtë proces?
Behar Selimi: Nuk e besoj ta ketë thëne rastësisht, sikundër qe nuk e besoj se mund të ndodhë pa ndryshime të mëdha të gjeopolitikës ndërkombëtare. Shpresoj qe kjo ide, se paku ta bëjë Luginën tonë pjesë të negociatave në Bruksel dhe shqiptarët atje t’i gëzojnë po ato te drejta qe serbët i gëzojnë në Kosovë. Kjo do te ishte e arritur e madhe për këtë kohë. Mbase, se paku ky do te duhej te ishte qëllimi i aktualizimit te statusit te shqiptareve atje.
Express: Shihni mundësi të ketë pasoja kjo ide edhe te Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria e Greqia?
Behar Selimi: Po, pasoja të mëdha. Prandaj, vështirë e realizueshme. Për më tepër, besoj se është e qarte, sidomos për njohësit e politikes ndërkombëtare të sigurisë se në gjeopolitikën aktuale te Ballkanit Perëndimor është investuar shume për te qene kështu siç është dhe ndryshimet edhe për një kohe të gjatë nuk lejohen, as edhe me qejfin e palëve, sepse dalin shume pale pastaj./Express/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...