Tre ushtarë të NATO-s vriten nga një sulm vetëvrasës në Afganistan

13:01 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Ushtria amerikane ka raportuar se një sulm vetëvrasës me bombë në lindje të Afganistanit ka lënë të vrarë tri forca të NATO-s.

Një ushtar amerikan dhe dy ushtarë afganë janë plagosur në sulmin e së dielës.

Grupi talebanë ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ëahida Shahkar, zëdhënëse e provincës Parëan, tha se sulmi ndodhi afër qytetit Charakar.

NATO ka përmbyllur misionin në Afganistan më 2014, por disa trupa ende ofrojnë mbështetje dhe trajnime për ushtarët afganë./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme