Google ADS

Hidhet me kokë në det adoleshenti, por lëndohet rëndë

10:25 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Aksidentohet në kokë një adoleshent në Durrës, teksa po lahej në det.

Incidenti ka ndodhur të premten në plazhin e Porto Romanos, ku u dëmtua shtetasi E.P., 17 vjeç.

Ai ka qenë duke u hedhur nga lartësia dhe nuk e ka llogaritur mirë distancën, pasi ka goditur keq kokën pasi është zhytur në ujë.

Ai ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore dhe raportohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme