Zjarri shkrumbon shtëpinë gjatë natës në Përrenjas

09:48 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Përrenjas dhe fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.

Por si shkak i zjarrit, një familje ka mbetur në qiell të hapur, për shkak të zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Rrajcë Fushë në Përrenjas.

Tashmë familja e 56-vjeçarit me inicialet N. Ç., ka ngelur pa strehë, pasi gjithçka u shkrumbua, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga shkëndijë elektrike.

Ndërkohë edhe vet familjarët nuk pretendojnë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm./syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme