Përfaqësues të partisë Socialdemokrate të udhëhequr, nga Shpend Ahmeti asnjëherë nuk janë takuar me presidentin Hashim Thaçi për të diskutuar rreth dialogut Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Presidenti, Hashim Thaçi ka deklaruar se është takuar me deputetë të pozitës e opozitës për të diskutuar rreth procesit që po e udhëheq vet, ndonëse nuk e ka përkrahjen.
Por nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, i tha Ekonomia Online se përfaqësuesit e partisë së tij kanë marrë pjesë vetëm në tryezat e organizuara nga partitë e tjera ku është folur edhe për dialogun, por Thaçin nuk e kanë takuar për këtë çështje.
“Jo nuk ka pasur asnjë takim me Presidentin nga deputetët e partisë Socialdemokrate. Ka pasur tryeza të partive politike në të cilën kemi marrë pjesë si dhe ka pasur tryeza të shoqërisë civile me përfaqësues të partive politike në të cilën ka qenë e pranishme partia Socialdemokrate”.
“Të gjitha këto kanë qenë të drejtuara pak a shumë drejt modalitetit të një konsensusi sa i përket dialogut me Serbinë”, tha Ymeri.
Ymeri thotë se askush nuk ka mandat që të diskutoj në këtë fazë që po konsiderohet finale me Serbinë, duke i quajtur jo legjitime dhe inekzistente, takimet e Thaçit me homologun serb Aleksandar Vuçiq.
“Askush nuk ka mandat për dialogun me Serbinë kështu që çfarë do takime, takimet janë jo legjitime sepse nuk janë të mandatuara nga institucionet dhe si jolegjitime ato janë të papranueshme dhe Republika e Kosovës”.
“Duhet t’i konsideroj ato takime si inekzistente pra të mos i pranojë në asnjë mënyrë e asgjë që është fol në to nuk mund të jetë zotim institucional i Republikës së Kosovës sepse askush nuk ka pasur mandat as të flas e lëre më të zotohet për çështje të caktuara”.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...