Google ADS

Deputeti shqiptar godet Thaçin: Sali Berishën e duan të gjithë kosovarët, largohu nga politika

08:29 | 5 Gusht 2018
Arbresh.info

Kreu i Demokristianëve të Shqipërisë, Nard Ndoka ka mbrojtur ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ndaj tij ka vërshuar me akuza presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi.

Ndoka në një postim në Facebook ka shkruar se Berisha është thjesht politikani më i dashur për shqiptarët.

Më poshtë statusi i plotë i Ndokës:

Thjesht një realitet;

Sali Berisha mbetet politikani mbarëshqiptar më i dashur dhe më popullor në Kosove.

“Rruga e Kombit”, është vepra shekullore, që Kosovarët nuk duhet dhe nuk kanë për ta harruar kurrë! Kaq mjafton!

Ka ardhur koha që politikanët kosovarë që kanë marrë pjesë në luftë; të largohen nga politika, po bejnë pis Kosovën dhe Shqipërinë.

Të zgjedhin; statujë prej bronzi apo mermeri, kaq mund te bëje historia për ta, për me tej po vetëdemaskohen

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme