Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, përmes një shkrimi në faqen e saj në “Facebook”, ka bërë të ditur se qytetarët me origjinë nga Kosova e që jetojnë në Gjermani nuk janë “listuar” në hulumtimin e Entit Federal të Statistikave.
“Kjo nuk ka të bëjë me mospunën e Ambasadës së Kosovës në Gjermani as të Qeverive të Kosovës e Gjermanisë. Kosova si shtet i ri dhe qytetarët e saj me banim në Gjermani dalëngadalë por sigurt janë “listuar” në të gjitha nivelet e pushtetit në Gjermani. Të dhënat për shtetasit e Kosovës ekzistojnë por meqë shteti ynë nuk është ende anëtar i OKB-së dalin vështirësi në publikimin zyrtar… Tërë kjo na sjell tek përfundimi: pak shtetas të Kosovës në Gjermani nuk jemi! Përkundrazi: sipas të dhënave (“gadi se” zyrtare) janë më shumë se 350.000 shtetas të Kosovës- me shtetësi të RKS, me shtetësi të RFGJ apo edhe me shtetësi të dyfishtë në Gjermani”, thuhet në postimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe numri i individëve me prejardhje të huaj në Gjermani ka arritur një rekord të ri në vitin 2017.
Siç bëri të ditur, Zyra Federale e Statistikave në Republikën Federale të Gjermanisë jetonin vitin e kaluar 19,3 milionë gra, burra e fëmijë që kanë sfond migrimi. Kjo përbën 4,4% më shumë se një vit më parë. Pjesa e përgjithshme e të huajve në numrin e popullsisë gjermane përbën 23,6%.
Në Gjermani një person quhet me sfond migracioni, kur ai vetë, ose njëri nga prindërit nuk ka lindur me shtetësi gjermane. Rreth 51% e popullsisë me sfond migrimi janë gjermanë, 49% kanë një pasaportë të huaj.
Ndër 19,3 milionë individë me origjinë të huaj në Gjermani, 2,8 milionë kanë prejardhje turke, 2,1 milionë janë me origjinë polake, 1,4 milionë me origjinë ruse, 1,2 milionë me origjinë kazake dhe 0,9 milionë me prejardhje rumune.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve