Palestër, vrap dhe dieta për të pasur një trup sa më në formë, e sidomos kur afron vera.
Mundohemi që edhe kur shkojmë në kinema mos të marrim ato nachos-at që gjithmonë na e bëjnë me sy, duke përfunduar tek kokoshkat e famshme.
Ai koshi i madh i cili na shoqëron gati për dy orë duke parë filmin dhe na bën të ndihemi të qetë se nuk kemi abuzuar aspak.
Por a e keni vënë re që në fund të filmit kërkojm të lajmë duart nga yndyra dhe të pimë shumë ujë?
Sigurisht që po, por asnjëherë nuk e kemi menduar se çfarë na shkaktojnë ato kokrrat e vogla të kokoshkave në atë koshin e madh.
Sipas studimeve të kryera nga “Center for Science in the Public Interest” në Washington, paketimi i mesëm i kokoshkave përmban 1200 kalori, 980 miligramë natrium dhe 60 gramë yndyrë të ngopur, e cila është një sasi e mjaftueshme e yndyrës për 3 ditë.
Pra, studimi është bërë për një paketim të mesëm, për të mos folur pastaj për një kosh të madh në kinema, ku yndyra dhe kaloritë dyfishohen ose trefishohen.
Përmendim edhe që në kinema përgatiten me më shumë yndyrë, duke na bërë t’i shijojmë më shumë, pa harruar edhe sasinë e kripës që u hidhet.
Pra, një ditë në kinema me një kosh të madh me kokoshka do të na detyrojë të “fitojmë” yndyrna sa për 3 ditë, për të cilat do të na duhet minimalisht gjashtë ditë palestër për t’i eleminuar.
Kështu pra, vajza, djem, kujdes kur të shkoni në kinema! Mundohuni të ulni sa më shumë sasinë e kokoshkave që merrni për të shoqëruar filmin.
FDH:Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë l...
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...