Një azilkërkues nga Neubrandenburgu, i dëbuar në mënyrë të paligjshme, do të kthehet së shpejti në Gjermani, raporton “Der Spiegel”.
I riu, që jetonte në Gjermani që prej vitit 2015, ishte një nga 69 persona, që u deportua në 3 korrik me një avion të posaçëm nga Mynihu në Afganistan.
Dy javë më vonë u mësua që 20 vjeçarin nuk duhej ta kishin dëbuar, për shkak të një procesi gjyqësor në vazhdim e sipër në Gjykatën Administrative Greifswald.
Ai kishte hedhur në gjyq refuzimin e kërkesës së tij për azil, e një javë pas dëbimit, refugjati duhet të kishte dalë para gjyqit.
Që prej dy javësh, Ministria Federale e Punëve të Brendshme bëri të ditur se Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF) do të niste së shpejti hapat e nevojshëm.
Avokatja e burrit, Sonja Steffen reagoi e lehtësuar: “Mua m’u konfirmua që shteti ynë juridik funksionon dhe që gabimi i madh që u bë, tani po korrigjohet”, tha ajo atëherë për NDR.
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve
Vdes në QKUK gruaja që mbeti e lënduar nga aksidenti mes tre...
Policia arreston një person pas kontrollit në një lokal në P...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...