Tre pushues shqiptarë kanë përjetuar momente jo fort të këndshme këtë të shtunë në plazhin e Durrësit, kur kanë vënë re se mjeti i tyre lundrues po fuste ujë.
Shtetasi me inicialet A.K. 36 vjeç, D.E. 52 vjeç dhe M.N. 21 vjeç, të tre banues në Maminas, kanë qenë në thellësi në plazhin e Durrësit, kur kanë parë se mjeti i tyre pedalues po fuste ujë.
Pas konstatimit të këtij rasti, një patrullë e policisë kufitare i ka shkuar në ndihmë pushuesve dhe ka bërë të mundur shpëtimin e tyre. Fatmirësisht askush nga pushuesit nuk ka pësuar lëndime.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës