Policia ruse ka arrestuar rreth 25 aktivistë të të drejtave të homoseksualëve të cilët morën pjesë në një tubim të paligjshëm, në Shën Petersburg gjatë ditës së sotme.
Disa dhjetra aktivistë u mblodhën në Sheshin e Pallatit të shtunën pasdite, duke sfiduar urdhrin për ndalimin e mbajtjes së tubimit.
Organizatorët kishin paralajmëruar se do të bënin tubime për të kërkuar lirimin e një personi që protestoi, pasi autoritetet e qytetit refuzuan kërkesën për të mbajtur një paradë.
Policia ndaloi aktivistët që shpalosnin flamujt ylberë ose mbanin pankarta, duke i futur ata në një autobus policor.
Sipas raportimeve, nuk pati përleshje mes policisë dhe aktivistëve, që nuk pranojnë një ligj të miratuar në 2013-ën, që ndalonte përhapjen e “propagandës” homoseksuale.
Muajin e kaluar, policia ruse arrestoi aktivistin britanik LGBT, Peter Tatchell, pasi protestonte pranë Kremlinit në mbështetje të të drejtave homoseksuale.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi