Google ADS

Rusia propozon bashkëpunim me SHBA-në, për t’i ndihmuar refugjatët sirianë

18:16 | 4 Gusht 2018
V. S.

“Propozimi përfshin edhe bashkëpunim në çminimin e zonave të banuara, përfshirë Rakkan, dhe çështje tjera humanitare të rëndësishme”, thuhet në adresimin e Minsitrisë së Mbrojtjes të Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar sot se u ka bërë ofertë bashkëpunimi Shteteve të Bashkuara për t’i ndihmuar refugjatët sirianë.

Në propozim përfshihet ndërtimi i një kampi refugjatësh në Rukban, thuhet në deklaratën e ministrisë, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.

Rukbani shtrihet brenda një zone, të ashtuquajtur jashtë konflikti, të ngritur nga SHBA-të për të shtuar sigurinë e garnizonit të vetë afër kufirit Irak-Siri.

“Propozimi përfshin edhe bashkëpunim në çminimin e zonave të banuara, përfshirë Rakkan, dhe çështje tjera humanitare të rëndësishme”, ka thënë ministria ruse./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme