Të gjithë janë të njohur tashmë me stafetën interesante në Instagram të titulluar “In my feeling challenge”.
Është kjo një sfidë që secili ia vë vetes, duke dalë nga vetura në momentin që ajo është në lëvizje, dhe duke kërcyer nën ritmet e këngës “In my feelings”, të kënduar nga reperi i famshëm kanadez, Drake.
E ndërsa shumë prej fansave të reperit po e praktikojnë këtë gjë, duket se ka edhe nga ata që sfidën e kësaj kënge e kanë përkthyer në një mesazh sensibilizimi.
I tillë ka qenë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili në hyrje të qytetit ka vendosur një ekran me mesazh ndërgjegjësues për të gjithë ata që vozisin.
“Lidhe rripin Kiki, Drake do të të mirëkuptojë”, është shkruar në ekran.
“Lidhe rripin Kiki, Drake do të të mirëkuptojë”, shkruhet në mesazhin ndërgjegjësues të vendosur në hyrje të Tiranës (Foto: Erion Veliaj/Twitter)
Në një postim të bërë në Twitter, Veliaj ka sqaruar se një sfidë e tillë është argëtuese, po aq sa edhe e rrezikshme po doli jashtë kontrollit.
“Të bësh #KikiChallenge me kërcim jashtë makinës që ecën, duket shumë gallatë, gjersa ndodh hataja! Na duhesh të kërcesh më gjatë, ndaj vëre rripin e rri në makinë shoku!”, ka shkruar Veliaj.
Ndërkohë “In my feeling challenge” është kthyer në një sfidë virale në tërë botën, ku shumë prej njerëzve nuk hezitojnë që të argëtohen duke praktikuar një sfidë të tillë.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...