Po bëhen gati 2 muaj nga vdekja e legjendës Fadil Vokrri.
Por emri i mirë që ai la dhe kontributi për integrimin e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare ka bërë që ai të kujtohet me respekt nga shumë tifozë, bashkëpunëtorë dhe të afërm.
Stadiumi i ri i Prishtinës mori emrin e ish-yllit të futbollit të viteve 80’-90’, por klubi i njohur turk Fenerbahce ka vendosur ta nderojë ish-sulmuesin për kontributin dhe përkushtimin e dhënë për ‘Kanarinat e Verdha’ në vitet 1990-1992.
Presidenti i klubit, Ali Koç, i ka bërë ftesë zyrtare djalit të Fadil Vokrrit, Gramozit, për ta ndjekur ndeshjen e parë të sezonit të si të kampionatit turk në stadiumin ‘Sukru Saraoglu’, më 11 gusht.
Vokrri konsiderohej njëri prej lojtarëve më të mirë të futbollit jugosllav në kohën kur luajti për Prishtinën dhe Partizanin e Beogradit. Nga 1989 deri më 1995 luajti jashtë në Turqi dhe Francë. Mesfushori me tiare sulmuese luajti për përfaqësuesen e Jugosllavisë në 12 ndeshje dhe shënoi 6 gola.
Më poshtë është edhe ftesa zyrtare e klubit të famshëm turk drejtuar djalit të Fadil Vokrrit, Gramozit:
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...