Modelja e njohur në krizë financiare

16:25 | 4 Gusht 2018
Arbresh.info

Modelja dhe prezantuesja e njohur televizive, Katie Price nuk është duke kaluar momentet më të mira.

Pasi që është duke u ndarë nga ish burri i saj, Keiran Hayler, ajo tani është duke kaluar edhe në një moment krize financiare, përcjellë Indeksonline.

Gjatë ditës së djeshme elektricisti që kishte punuar në shtëpinë e Katie, Paul Bean doli në media duke treguar që prezantuesja i ka 3000 dollar borxh nga viti i kaluar dhe se e ka paditur në gjykatë atë.

“Nuk mund të duroja më. Ajo vazhdimisht më thoshte se do t’i paguante por nuk e bëri” tha Bean për media.

Duke llogaritur edhe borxhet tjera të Katie deri më tani ajo ka mbi 22000 dollar. Ajo po shet gjëra që të mbledh sa më shumë para.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme