Google ADS

Laurent Koscielny konfirmon se do të largohet nga Arsenali

13:37 | 4 Gusht 2018
Arbresh Info

Ylli i Arsenalit, Laurent Koscielny ka pranuar se është i vendosur për largim nga klubi me skadimin e kontratës së tij në vitin 2020.

Francezi iu bashkua “Topçinjve” në vitin 2010 nga Lorienti dhe ka bërë 320 paraqitje për klubin deri tani, transmeton portali arbresh.info.

Koscielny aktualisht është duke qëndruar jashtë linjave për shkak të lëndimit në thembër dhe nuk pritet të rikthehet deri vonë gjatë këtij viti ose nga fillimi i vitit 2019.

Unai Emery ka nënshkruar me mbrojtësin Sokratis Papastathopoulos si një opsion rezervë ndaj tij, ndërkohë që Calcum Chambers ishte zëvendësuesi i tij afatgjatë.

Sidoqoftë, Koscielny ka pranuar se do të largohet nga “Topçinjtë” me përfundimin e kontratës, transmeton portali arbresh.info.

“Kam kontratë deri në qershor të 2020-ës. Pastaj? Jam duke menduar që të largohem, por nuk e di se ku”, ka thënë Koscielny.

“Kjo nuk është një mënyrë relevante gjithsesi, unë jam në Angli, familja ime gjithashtu”

Arsenali nis sezonin e tyre në Premierë Ligë me ndeshjen ndaj kampionit – Manchester City të shtunën e ardhshme, por do të jetë në mungesë të mbrojtësit Sead Kolasinac./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme