Google ADS

Moti në Evropë

13:06 | 4 Gusht 2018
Arbresh.info

Nxehtësia spanjolle merr jetën e dy personave të tjerë

Një numër i rasteve fatale kanë ndodhur me rritjen e temperaturave duke bërë qe nje burrë i moshuar të gjendet i shtrirë në rrugët e Barcelonës duke derdhur gjak nga goja shkruan Mirror përcjell arbresh.info

Punonjësit e Mbrojtjës Civile postuan në Twitter: “Punëtorët e reagimit mjekësor na inforjmojnë se një njeri ka vdekur sot ne Barcelonë nga nxehtësia e lartë”.

Ai është raportuar i vdekur gjatë rrugës për në spitalin e Barcelonës dje derisa temperaturat ne Kataloni kanë shkuar deri në 37 °C.

Burri që u gjete në rrugën Berlin afër stacionit të trenit që është menduar se është i pastrehë, ende nuk është identifikuar.

Në të njëjtën kohë një 78 vjeçar është dërguar pa ndjenja në spitalin Murica ndërsa temperaturat kanë kaluar mbi 40 °C, mirëpo ka ndërruar jetë pas 2 ore.

Edhe një 48 vjeçar është konstatuar i vdekur të mërkurën./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme