Në tregun e punës në Maqedoni momentalisht ka 7.145 vende të lira të punës të publikuara në ueb faqen e Agjencisë për punësim.
Magacioner, shitës, udhëheqës të prodhimit, specialist, komercialist, vozitës, sigurim për persona dhe pronë, eletromonitorë, specialistë për resurse njerëzore, administratorë të përgjithshëm, drejtorë, distributorë, persona për organizimin e rrugëtimeve, janë pjesë e vendeve të shpallura si të lira.
Të dhënat statistikore tregojnë se në tremujorin e parë këtë vit norma e vendeve të lira të punës ka qenë 1.68%. Numër më të madh të vendeve të lira të punës, 2.929, kanë qenë grupi i punëtorëve në veprimtarinë e shitjes.
Siç tregon anketa e fuqisë punëtore, sektori i shërbimit, industrial dhe sektori i ndërtimtarisë janë sektorë me rritje më të madhe të punësimit në tremujorin e parë të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Norma e punësimi në tremujorin është 44.6% në raport me të njëjtën periudhë vitin e kaluar është më e madhe prej 0.9%.
“Numri i të punësuarve është më e madhe për 2.2%, gjegjësisht rreth 16.000 persona në raport me tremujorin e parë të vitit të kaluar, ku rritje më të madhe ka në sektorin e industrisë (8.7 mijë apo 5.2 përqind), pastaj vjen sektori i ndërtimtarisë (4.8 mijë apo 9.4% si dhe sektori i shërbimit (2.7 mijë apo 0.7%) thuhet në dokument.
Analizuar sipas statusit ekonomik, rritje të punësimit ka te të gjitha kategoritë, përveç në kategorinë e punëtorëve familjarë. Kështu, numri i personave të punësuar është zmadhuar për 13.500 apo 2.4%.
Rritja e punësimeve do të thotë edhe ulje të numrit të papunësisë, që është zvogëluar për 12.000, gegjgësisht 5.4% në nivel vjetor. Këto lëvizje në tregun е punës kanë bërë që norma e papunësisë në tremujorin e parë të këtij viti të zvogëlohet për 21.6%, gjegjësisht 1.3% krahasuar me të njëjtin vit.
Duke shikuar grupet e moshës, papunësia është zvogëluar tek të gjitha grupet, ku zvogëlim më të madh ka mosha mesatare prej 25-79 vjeçe.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?