Sot do të duhej që ekipi menaxhues ta dorëzojë draftstatutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa ka paralajmërime për shpalljen e autonomisë për pjesën veriore të dielën, në rast se vonohet përgatitja e këtij draftstatuti.
Të gjitha këto kanë ngritur frikë në Kosovë, por edhe te Bashkimi Evropian dhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tensione të mundshme gjatë kësaj fundjave. BE-ja dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët, kurse në Kosovë mekanizmat e sigurisë janë përgatitur për reagim në rast nevoje, shkruan sot Gazeta “Zëri“.
Paralajmërimet për shpallje të autonomisë së veriut nga serbët të dielen vetëm një ditë pas përfundimit të afatit të Bashkimit Evropian për përgatitjen e draftstatutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kanë ngritur frikën për tensione të mundshme gjatë kësaj fundjave.
Kjo ka bërë që kryeministri Ramush Haradinaj të premtën të mbledhë Këshillin e Sigurisë së Kosovës për të diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend.
Ndërsa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.
Sipas tyre, tensionet mund të dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve, prandaj kanë kërkuar “fleksibilitet” nga të dyja anët. Institucionet e Kosovës kanë thënë se nuk do të ketë autonomi për pjesën veriore, ndërsa njohësit e çështjeve politike, si dhe analistët politikë thonë se mekanizmat e sigurisë duhet të jenë të gatshëm për reagim në rast nevoje.
Ata thonë se shpallja e autonomisë nuk do të kishte efekte juridike….
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...