Liqeni dhe Hidrocentrali i Ujmanit (Gazivodës) afër Zubin Potokut në veri të Kosovës, që nga mesnata, janë marrë nën kontroll të plotë të forcave KFOR-it.
Sipas mediave serbe ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjetet e KFOR-it kanë bllokuar të gjitha rrugët që shpiejnë te liqeni, përcjell Telegrafi.
Ajo që mund të shihet është se të gjithë ushtarët janë të armatosur të gjata dhe disa mitralozë.
Në të gjitha rrugët që shpiejnë të liqeni janë ushtarëve të KFOR-it dhe nuk lejojnë gazetarët të afrohen, shkruan gazeta serbe Kurir.
Sipas kësaj gazete ushtarët e KFOR-it kanë marrë nën kontroll të plotë Liqenin dhe Hidrocentralin e Ujmanit gjatë natës vonë dhe askujt nuk i lejohet qasja andej. Kurse gjatë zhvillimit të këtij operacioni në veri të Kosovës kanë fluturar helikopterët e KFOR-it.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...