Google ADS

Vuqiq sot mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

08:16 | 4 Gusht 2018
Arbresh.info

Mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtar e ftuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbahet në orën 8:00.
Presidenti serb e ka ftuar këtë mbledhje për shkak të situatës në Kosovë.

Sipas mediave të Serbisë në mbledhje do të bisedohet se si do të mbrohen interesat dhe populli serb në Kosovë.

Sipas një njoftimi të kabinetit të presidentit serb, e që transmetohet nga mediat në Serbi, Vuçiq në orën 12:00 do të takohet edhe me patriarkun e Kishës serbe, Irinej.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme