Rreth 15% e popullsisë vuan nga pagjumësia. Njerëzit kanë nevojë për rreth 8 orë gjumë të mirë çdo natë për të patur një gjendje normale të shëndetit fiziologjik dhe psikologjik.
Më poshtë po ju rendisim disa arsye përse nuk ju zë gjumi natën:
Stresi
Skleroza
Konsumimi i pijeve energjike
Astma
Menopauza
Konsumimi i alkoolit
Sistemi i dobët imunitar
Ndjekja e serialeve në orët e vona të natës
Çfarë do ju ndihmonte për një gjumë më të mirë?
Yoga
Barishtet mjekësore të tilla si kamomili
Lëngu i qershisë
Meditimi
Pozicioni i duhur i të fjeturit
Gjithkush ka pozicionet e tij të preferuara të gjumit, por siç rezulton, disa pozicione janë më të mira se të tjerët.
Fjetja në anën e majtë është më e dobishme për shëndetin tuaj. Një pozicion i tillë lehtëson kullimin limfatik nga truri juaj, inkurajon tretjen e duhur dhe mbështet funksionimin e shëndetshëm të shpretkës.
Pra, provoni të flini në anën tuaj të majtë dhe shikoni se si do të ndiheni!