Google ADS

Lampard e fiton ndeshjen e parë si trajner i Derbyt në Championship

23:29 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Frank Lampard e ka nisur edhe zyrtarisht zejen e trajnerit të futbollit.

Ish mesfushori i Chelsea ka debutuar me fitore në Championship, ku skuadra e tij Derby County, ka mposhtur 1:2 në udhëtim Readingun.

Kjo ndeshje edhe ka shënuar hapjen e sezonit të ri në nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Vendasit të parët kaluan në epërsi në këtë ndeshje kur Bodvarsson shënoi për 1:0.

Mysafirët që drejtohen nga Lampard, arritën të përmbysin epërsinë duke shënuar dy herë përmes Mount dhe Lawrence./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme