Një polic pakistanez dhe banorët kanë thënë se sulmuesit në mënyrë të koordinuar kanë djegur 11 shkolla për djem dhe vajza në veri të vendit, transmeton portali Arbresh.info.
Polici lokal Mohammad Bashir tha se sulmet në shkolla ndodhen të premtën para agimit, afër fshatit verior të Chilas, por nuk kishte viktima pasiqë shkollat ishin të mbyllura gjatë asaj kohe.
Asnjë grup nuk pranoi përgjegjësinë për vënien e zjarrit në shkollat e disa fshatrave, por incidente të tilla të mëparshme i janë fajësuar militantëve vendor.
Shefi i policisë së Chilas, Ajmal Khan, ka thënë se oficerët kanë hapur një hetim për të zbuluar se kush ishte pas këtij incidenti, i cili krijoi panik tek banorët./Arbresh.info/
Alex Lomax është lojtari më i ri i Bora
BE-ja dhe Britania kërkojnë armëpushim mes Izraelit dhe Hezb...
Rama: Maratona e Prishtinës solli kampionen Luiza Gega e shu...
“Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë”, Kurti kujton Fehmi d...
Vetura godet për vdekje një 81-vjeçar në Fier
Nëse nuk jeni të uritur në mëngjes, ndoshta trupi po përpiqe...