Mesataret e ndryshme sociale dhe arsimore të prindërve mund të fusin konfuzion në edukimin e fëmijëve.
Mesataret e ndryshme sociale dhe arsimore të prindërve mund të fusin konfuzion në edukimin e fëmijëve, të cilët nuk dimë më se a duhet të jenë të mirë dhe modestë apo mendjemëdhenj dhe krenarë, a është shkolla e rëndësishme apo diploma nuk shërben për asgjë.
Ekspertët thonë që kjo mund të komplikojnë jetën e vogëlushëve, aq më shumë në periudhën e pubertetit, transmeton Telegrafi.
– Nëse keni nënën e cila vazhdimisht e detyron fëmijën të mësojë, duke i thënë që pa shkollë nuk do të mund të bëjë asgjë dhe babanë i cili e përqesh atë, duke i mësuar fëmijët që të jenë ekskluzivisht të shkathët, por jo të arsimuar, atëherë vogëlushi nuk di se çfarë është e drejtë dhe në cilën anë të ecin – thotë psikologia Meg Dilan.
Shumica e fëmijëve në atë rast i bindet prindit dominant, duke ndjekur synimet e tij. Ose zgjedh atë që i duket më e lehtë – të mos mësojë.
Dilan thotë edhe që problem më i madh është që vogëlushët dallimet e prindërve i shfrytëzojnë që t’i shantazhojnë emocionalisht, andaj nëse njëri prej tyre i kritikon, gjithmonë orientohen në anën tjetër.
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...