Nënkryetari i AAK’së: Ideja e shkëmbimit të territoreve, idiote dhe e rrezikshme

22:47 | 3 Gusht 2018
V. S.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka dalë njëzëri me anëtarët tjerë të partisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj duke thënë që është kundër idesë për shkëmbimin e territoreve.

Ne facebook, Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës, e ka quajtur idiote dhe të rrezikshme idenë që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territor duke lëvizur kufijtë.

“Ideja” e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme dhe idiote!

Po shpresoj që njerëzit që po spekulojnë do ta kuptojnë se po e rrezikojnë stabilitetin dhe zhvillimin edhe për dy ose tri gjenerata!

Asgjë nuk do ta kompensojë këtë aventurizëm idiotesk. Askush nuk do të pësojë përpos shqiptarëve, prandaj të tjerët e marrin me “sportivitet” këtë ide!

Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë urgjentisht rezolutë kundër kësaj “ideje”.

Nëse dështojmë të gjithë, gjeneratat që vinë do të na kenë në qafë. E disa prej nesh edhe do të jemi dëshmitarë.

Kushqo që po e nxit këtë ide po provon t’i zgjidh problemet e veta, jo të Kosovës! Prej Rusisë e deri në cilin do kënd të fshehur në Ballkan!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme