Është mbyllur kulla e Parisit për turistë ngaqë punëtorët kanë pasur një mosmarrëveshje me menaxherët.
Gjithë ky problem është bërë rreth një vendimi për të caktuar ashensorë të veçantë për vizitorët me bileta të rezervuara dhe ata që i blejnë në vend.
Aktualisht kulla mund të pranojë vetëm gjysmën e vizitorëve që kanë rezervuar biletat e tyre nëpërmjet internetit.
Punonjësit thonë se ndryshimet kanë rezultuar në radhët e gjata që mund të zgjasin deri në tre orë për ata që presin të paguajnë për bileta në vend, si dhe deri në një orë për ata që kanë rezervuar biletat në mënyrë elektronike.
Kulla Eiffel është një nga atraksionet më të njohura në botë dhe turistët që kanë ardhur ta shohin qytetin nga maja ishin zhgënjyer.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...