Kosova, por edhe rajoni këtë verë janë përballur me temperatura shumë të ulta krahasuar me verat e zakonshme. Mirëpo, nga java e ardhshme temperaturat do të ngriten, dhe pjesa tjetër e muajit gusht pritet të karakterizohet me mot tamam veror.
Prishtina Weather parashikon se nga fundjava fillon përmirësimi i motit, e gjatë javës së ardhshme më nxehtë.
3.08.2018 – Pas motit jostabil që kryesisht mbretëroj këto javët e fundit mbi vendin tonë, rradhën e kanë që fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore të shtrihen edhe mbi rajonin tonë. Nga fundjava pritet përmirësim i motit, ku pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa nga java e ardhshme vala e të nxehtit që ka kapluar perëndimin e kontinentit do të shtrihet edhe mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura abnormale sikur në vendet tjera europiane.
4.08-5.08 – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.
6.08-8.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 28C deri në 31C.
Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s./arbresh.info/
Real Madrid publikon 11-shen startuese ndaj Alaves
Gërvalla: Kosova dhe Greqia, në rrugën e forcimit të marrëdh...
“Gjaku i tij u bë dritë e liri”, djali i heroit ...
Kurti takon ministren e Arsimit të Bosnjës, diskutojnë mundë...
Shqipëria U-15 barazon në miqësore me Malin e Zi
Vrasja e Afrim Bunjakut një vit më parë në Banjskë, Ministri...