Google ADS

Hart largohet nga City, mbetet në Premierligë

19:51 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Joe Hart do të mbetet pjesë e Premierligës edhe sezonin tjetër.

Ish portieri i Kombëtares së Anglisë, do të largohet nga Manchester City këtë afat kalimtar, për t’u transferuar te Burnley.

‘The Sun Sport’ raporton se Burney ka shprehur gatishmërinë për të blerë kartonin e Hart, për pesë milionë euro.

Hart që nga ardhja e Pep Guardilolas në krye të Cityt, ka humbur vendin e titulluarit te kampionët e Premierligës.

Ai ka luajtur një sezon në Torino në Serie A, ndërsa sezonin e fundit e kaloi te skuadra e West Ham United në Premierligë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme