Serie A është rikthyer në ligën e preferuar për shumë lojtarë.
Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus nga Real Madrid, ka bërë që liga italiane e futbollit të merr vëmendjen e medieve botërore, siç e kishte në të kaluarën.
Një tjetër lojtar mund të largohet nga Real Madrid këtë afat kalimtar për të vazhduar karrierën në Serie A.
Bëhet fjalë për mesfushorin kroat, Mateo Kovacic, që dëshiron të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, pas qëndrimit tre vjeçar.
Mediet në Spanjë raportojnë për një interesim të Milanit për finalistin e Kupës së Botës.
Për Kovacic interesim ka shprehur edhe Manchester United, por ylli kroat e ka refuzuar kalimin atje shkaku i mos përshtatjes në stilin e lojës.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...