Hetuesit e kundër inteligjencës amerikane kanë zbuluar se spiunia ruse ka punuar e pavërejtur në ambasadën e SHBA më tepër se dhjetë vjet.
Spiunen, rusen, e ka punësuar një nga shërbimet sekrete amerikane dhe, siç besohet, ajo ka pasur qasje në sistemet e internetit dhe email-ave nëpërmes të cilave ka mundur të vije deri materialet konfidenciale, duke përfshirë edhe oraret e presidentit dhe zëvendëspresidentit të SHBA, transmeton gazeta britanike “The Guardian”.
Ajo ka punuar për Shërbimin Sekret rus me vite të tëra para se u bë e dyshuar në vitin 2016 gjatë një kontrolli rutinë të sigurisë të cilin e kanë zbatuar dy hetues të Zyrës Rajonale të Sigurisë (RSO).
Ata kanë konstatuar se ajo ka pasur takimet e rregullta dhe të pa miratuara me anëtarët e agjencisë kryesore ruse të inteligjencës FSB.
Sipas burimeve të gazetës britanike, RSO ka dhënë shenjën e alarmit në janar të vitit 2017 mirëpo Shërbimi Sekret nuk e ka nisur hetimin. Në vend të kësaj ata kanë vendosur vetëm ta largojnë nga puna heshtazi edhe atë disa muaj më vonë, ka mundësi për t’i parandaluar pakëndshmëritë me të cilat do t’i shkaktonte ky zbulim.
Një burim i inteligjencës ka thënë për Guardian se ajo grua është larguar verën e kaluar kur Departamenti i Shtetit ia ka shfuqizuar lejen për qasje në të dhëna konfidenciale.
Kjo ka ndodhur pak para dëbimit të personelit amerikan nga ana Kremlinit gjë që ka pasuar me futjen e sanksioneve të reja amerikane ndaj Rusisë.
Urdhri që të largohen 750 zyrtarë amerikan nga misioni diplomatik në Rusi prej 1.200 njerëzve, si duket ka shërbyer për largimin e saj nga puna./Arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...