Google ADS

Gjermania mund të zhvilloj armë nukleare nëse kombi kërkon një gjë të tillë: “A kemi nevojë për bomba?”

17:38 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Christan Hacke, analistë i politikës, ka thënë se rol kyç në krijimin e politikë së jashtme është problemi i armëve bërthamore të cilat duhet të jenë prioritet për Gjermaninë.

Gjermania është duke debatuar për të sjell armë bërthamore në vend ku ekspertet thonë se vendi “mund të mbështetet në vetën e tij” shkruan Mirror përcjell arbresh.info

Nje profesor i lartë tha se rol kryesor në krijimin e politikës së jashtme të Gjermanisë, problemi i armëve bërthamore duhet të jetë prioritet për Gjermaninë.

Duke shkruar një shkrim akademik, Christan Hacke, tha: “Mbrojtja kombëtare në bazë të një pengese bërthamore duhet të jetë prioritet në dritën e pasigurive të reja transatlantike dhe konfrontimeve potenciale”.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Protokolli III i Traktatit të Brukselit ndalon vendin nga zotërimi i armëve bërthamore, biologjike ose kimike.

Dhe pasi Gjermania është njëra prej fuqive që mund të krijoj armë bërthamore, ajo ende nuk e ka bërë këtë gjë.

Debatet e fundit janë zhvilluar si pasojë e kërcënimeve të Donald Trump dhe Kim Jong-ut./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme