Caldara: Trup që nuk kam shans të luaj me Cristiano Ronaldon

15:54 | 3 Gusht 2018
Arbresh Info

Mattia Caldara është larguar nga Juventusi pa luajtur asnjë ndeshje zyrtare te klubi që siguroi shërbimet e tij në janar të vitit 2017 para se të rikthej atë sërish te Atalanta në formë huazimi.

Si pjesë e marrëveshjes me Gonzalo Higuainin dhe Leonardo Bonucin, Caldara u transferua në AC Milan, por tani lojtari ka zbuluar një pendim, transmeton portali arbresh.info.

“Është turp që nuk kam shans të luaj me Cristiano Ronaldon”, ka thënë ai për ‘Corriere della Sport’.

“Kam shpresuar që një ditë të kem shansin që të jem një lojtar i Juventusit”

“Por, në jetë ka gjëra më të këqija”

Mbrojtësi kishte luajtur disa minuta për kampionin italian në ndeshjet para-sezonale, por ndeshja e ardhshme kompetitive do të jetë me fanella kuqezinj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme