Google ADS

Veseli: Kosova ka raporte të mira me Turqinë, askush s`mund t`i lëndojë ato

15:38 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e Grupit Parlamentar 6+, me të cilët ka ndarë shqetësimin e akteve të fundit ku disa qytetarë dogjën flamurin e Republikës së Turqisë.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se askush nuk mund t’i lëndojë raportet e Republikës së Kosovës me Turqinë.

“Me deputetët e Grupit Parlamentar 6 +, në një takim që pata sot, ndamë shqetësimin e përbashkët për aktin e dënueshëm ndaj simboleve të Republikës së Turqisë. Shteti i Kosovës, populli i Kosovës, i respekton dhe i nderon miqtë e vet, kulturën, simbolet dhe identitetin e tyre. Kosova ka raporte shumë të mira me Turqinë dhe askush nuk mund t’i lëndojë ato, e as nuk do ta lejojmë një gjë të tillë”, ka shkruar Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme