Sot ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtor, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, me ç’rast u prit nga Anëtari i Bordit të Drejtorëve njëherit edhe Kryeshef Ekzekutiv i këtij aeroporti, Haldun Firat Kokturk, me të cilin bisedoi për mundësitë e avancimit të shërbimeve për pasagjerëve.
Ministri Lekaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv i “ANP Adem Jashrai”, Firat Kokturk, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me ç’rast ministrit Lekaj iu dorëzuan çelësat e zyrës për monitorim të të drejtave të pasagjerëve, e cila tash e tutje do të jetë në shfrytëzim të Ministrisë së Infrastrukturës, respektivisht Departamentit të Aviacionit Civil.
Ministri Lekaj duke e falënderuar Kryeshefin Ekzekutiv Kokturk, për bashkëpunimin e vazhdueshëm tha se me vendosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës në ambientet e aeroportit, qytetarët do të kenë mundësi ku t’i parashtrojnë ankesat dhe do të udhëzohen nga kjo zyre në lidhje me të drejtat e tyre që iu takojnë. Kurse sa i përket shtimit të numrit të pasagjerëve për 14.5%, krahasuar me vitin e kaluar, Lekaj e ka përgëzuar menaxhmentin e “ANP Adem Jashari” duke shtuar se ky rezultat jep mesazhin që “ANP Adem Jashari” është qendër e pasagjerëve që e lidhë Prishtinën me botën dhe se do ta ketë mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës edhe më tej.
Kurse, lidhur me mashtrimet e pasagjerëve nga persona dhe kompani të ndryshme, Lekaj tha se kjo dukuri është reduktuar në mënyrë drastike krahasuar me vitet e kaluara edhe kjo zyre që sot zyrtarisht po e hapim brenda ANP’s, do të jetë në shërbim të pasagjerëve, që të mos ndodhin rastet e mashtrimit.
Kryeshefi Ekzekutiv i “ANP Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dhe dorëzimit të çelësave të zyrës, tek ministri Lekaj, ka pohuar se rritja 14.5% e pasagjerëve tregon se ky vit ka qenë gogja i ngarkuar për “ANP Adem Jashari” dhe se krahas kësaj rritje do të jetë edhe rritja e cilësisë së shërbimeve për pasagjerët. Kurse sa i përket zyrës së monitorim për të drejtat e pasagjerëve, e cila nga sot është në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës, ai tha se kjo zyre krijon kontakt të drejtpërdrejt mes ministrisë dhe pasagjerëve në adresimin dhe zgjidhjen e shqetësimeve të tyre.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...