Google ADS

Ngritet procedurë kundër ushtarit profesional të ARM-së për incidentet në Krushevë

15:09 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes do të formojë Komision për ngritjen e procedurave kundër ushtarit profesional Martin Bogoevski, i cili është parë në pamjet e djeshme, në të cilat ofendoheshin shqiptarët gjatë festimit të Ilindenit në Krushevë.

Ministri e Mbrojtjes ka dënuar pjesëmarrjen e Bogoevskit në incident dhe thonë se përfaqësuesit e institucioneve në këtë rast të ARM-së, nuk duhet të jenë pjesë e grupeve që përdorin dhunë dhe ofendime për realizimin e qëllimeve politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me qëllim që të hetohet situata dhe prapavija e ngjarjeve, ushtari profesional Martin Bogoevski sot është ftuar për bisedë hetuese në policinë ushtarake. Ai ka mohuar se ka marrë pjesë në incidentin, në të cilin verbalisht u sulmuan mysafirë të njohur nga jashtë, si dhe delegacioni qeveritar, gjatë festës së Ilindenit në Krushevë”, thonë nga Ministrie Mbrojtjes.

Ata shtojnë se në mënyrë shtesë do ta informojnë opinionin për procedurën dhe masat që do të marrin në lidhje me këtë rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme