Një tërmet i fuqishëm 5.2 ka tronditur Tibetin.
Tërmeti goditi në zemër të Plateau tibetian në një thellësi prej 14,7km (9.1 milje) rreth orës 07:34am shkruan Dailystar përcjell arbresh.info
Ai goditi rreth 64 milje larg qytetit më të afërt Nagqu.
Nuk ka ende konfirmime për ndonjë dëmtim apo lëndim të mundshëm.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar në fillim të këtij muaji se një shtresë e trashë nën sipërfaqen e Tokës është plasaritur poshtë Tibetit.
Tani, ekspertët kanë përdorur një shumëllojshmëri të leximeve sizmike dhe të dhëna të tjera gjeologjike për të identifikuar copëzat e mëdha në mantelin që e ka lënë atë të copëtuar në katër pjesë.
Ky regjion i kontrolluar nga Kina, është i njohur për tërmete të shumta
Në fillim të këtij muaji një tërmet prej 5.1 shkallë ka goditur të njëjtën zonë të regjionit, mirëpo nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim apo dëmtim./arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...