Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në konferencën e mbajtur për media ka folur rredh çështjes së bashkimit të Luginës me Kosovën.
“Dua që Lugina t’i bashkohet Kosovës. Nuk arrij t’i kuptoj nivelet e partive politike për t’u bashkuar në këtë kërkesë që t’i evitojmë gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën në komunën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Unë publikisht kam thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme oër korrigjim të kufirit me Serbinë. Do të jenë 400 kilometra që do të ndodhin korrigjim mes dy shteteve. Kushdo që përfaqëson opinion tjetër do të jetë i bindur që Kosova ose Serbia herët apo vonë do të përballet me këtë. Pres mbështetje edhe nga NATO. Në rast se humbim këtë momentum të tillë atëherë është vonë të derdhim lot krokodili të gjithë. Unë iu premtoj qytetarëve të Luginës që vullneti i tyre politik dhe e drejta historike do të realizohet. Jam i vendosur që këtë detyrë ta dërgoj deri në fund sepse jam i bindur që kjo është në interesin e shtetit. Beteja zhvillohet në tavolinë dhe ata që përfaqësojnë marrin përgjegjësi dhe kredi. Por ata që nuk dialogojnë të mos krijojnë opinione të paqëndrueshme”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...